Kthehu te lista
18 Shkurt 2021

Presidenti i KLSH-së uron Auditorin e Përgjithshëm në 13-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

flamuj

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka pranuar letër urimi nga Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë (KLSH), Arben Shehu me rastin e 13-të  vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. 

Në letrën e urimit dërguar Osmanit,  Shehu ka potencuar, vendin e veçantë që ka Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në forcimin e vazhdueshëm të Institucioneve të Kosovës në dekadën e fundit.

˝ZKA-ja përmes veprimtarisë së saj ka synuar konsolidimin e financave publike, nëpërmes rritjes së llogaridhënies dhe transparencës së përdorimit të fondeve publike, duke dhënë kështu një kontribut të qenësishëm për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës˝, thuhet ndër të tjera në urim.

Presidenti i KLSH-së ka veçuar bashkëpunimin cilësor që kanë Institucionet Supreme të Auditimit  të Shqipërisë dhe Kosovës.

˝Bashkëpunimi cilësor dhe frytdhënës midis Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, është mbështetur në interesa të përbashkëta që i shërbejnë modernizimit të Institucioneve tona dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale të stafit, ndaj dëshiroj të shpreh edhe njëherë gatishmërinë time për intensifikimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi˝, thuhet në telegramin e urimit.

Duke ju uruar suksese të mëtejshme, Ju përcjell edhe njëherë urimet e mia më të mira në këtë ditë historike për popullin  e Kosovës përfundon urimin e tij z. Shehu.

 

Të ngjashme