Kthehu te lista
28 Qershor 2018

Plani strategjik i Zyrës Kombëtare të Auditimit prezantohet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës

PlaniStrategjik_TryezaDeputetet

Në një punëtori dy ditore të mbajtuar më 26 dhe 27 qershor 2018, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës draft-Planin strategjik tre-vjeçar të saj. Nё këtë punëtori, që u organizua më mbështetjen e GIZ-t gjerman, morёn pjesё Auditori i Pёrgjithshёm i Kosovёs, Auditori i Pёrgjithshёm (u.d) i Republikёs sё Maqedonisё, kryetari dhe anёtarёt e dy komisioneve parlamentare: Komisionit pёr Buxhet dhe Financa dhe Komisionit pёr Mbikёqyrje tё Financave Publike, si dhe pёrfaqёsues tё GIZ-it gjerman.

Deputetët e të dy komisioneve parlamentare e kanë vlerësuar Planin strategjik të ZKA-së (2018-2021) dhe i kanë mbështetje Auditorit të Përgjithshëm për zbatimin e tij.

Nё kёtё takim ёshtё diskutuar edhe pёr intensifikimin e komunikimit nё mes tё Zyrёs Kombёtare tё Auditimit dhe të komisioneve parlamentare për të bashkërenduar aktivitetet e tyre, me qëllim të rritjes së llogaridhënies në sektorin publik përmes zbatimit të rekomandimeve të dhëna në raportet e auditimit. Pjesëmarrësit kanё shqyrtuar edhe pёrvojat rajonale tё bashkёpunimit ndër-institucional dhe kёrkesat e Standardeve Ndёrkombёtare pёr Institucionet Supreme tё Auditimit. Me këtë rast z. Naser Ademi, Auditor i Pёrgjithshёm (u.d) i Republikёs sё Maqedonisё ka prezantuar praktikat e këtij bashkëpunimi në vendin e tij.

Të ngjashme