Kthehu te lista
28 Korrik 2020

Përvoja e ZKA-së në përballjen me Covid-19, publikohet në gazetën e INTOSA-it

Lajmi per veb 28.07.2020

Organizata  Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) ka publikuar edicionin e verës të gazetës së saj, ku trajtohen tema të ndryshme lidhur me procesin e auditimit gjatë kësaj periudhe si dhe praktikat e Institucioneve Supreme të Auditimit në ballafaqimin me pandeminë Covid-19.

Pjesë e këtij edicioni të gazetës së INTOSA-it përkatësisht në rubrikën për liderët e rinj është edhe Zyra Kombëtare e Auditimit përmes opinionit të punonjës së saj, Qëndresa Mulaj – Udhëheqëse e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Në paraqitjen e saj, Mulaj ka shpalosur përvojën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës gjatë përballjes me virusin Covid-19.

Ndër të tjera Mulaj ka thënë se papritur po përballemi me një krizë globale që po kërcënon grupet e ndjeshme si dhe më të dashurit tanë, dhe rrethanat e reja kanë ndikuar drejtpërdrejt tek ne profesionalisht dhe personalisht.

“Organizatat, përfshirë Institucionet Supreme të Auditimit, duhet të përshtaten me normën e re dhe të gjejnë mënyra alternative për të vepruar. Është shumë e rëndësishme që udhëheqësit të kenë një përqendrim të fortë te njerëzit dhe marrëdhëniet ndërsa adresojnë proceset, detyrat dhe rezultatet për të përmbushur objektivat dhe afatet kohore”, ka theksuar ajo.

Nga përvoja e Zyrës Kombëtare të Auditimit në përballjen me Covid-19, Mulaj ka thënë se është e rëndësishme të ketë komunikim, besim, ndjeshmëri dhe bashkëpunim të mirë.

“Mbajtja e ekipit të përqendruar dhe të angazhuar, gjë që mund të ndikojë në arritjen e rezultateve të planifikuara, ka qenë shumë e vështirë gjatë operimit gjatë pandemisë. Situata është akoma shumë e paparashikueshme, kështu që unë komunikoj shpesh, dërgoj mesazhe të qarta, vendos përparësi dhe marr vendime me bindje. Si ekip, ne ndjehemi të fuqizuar dhe pronarë të objektivave tona me qëllim që të kemi sukses”, është shprehur Mulaj.

Gazetën mund ta lexoni në këtë link

 

Të ngjashme