Kthehu te lista
03 Tetor 2018

Përvoja amerikane në auditimet e performancës

TrajnimiGAO

Në datat 1-3 tetor 2018, në margjinat e shënimit të 15-të Vjetorit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në Prishtinë po mbahet trajnimi “Auditimet e Performancës”. Ky trajnim është bashkë organizim i ZKA-së me Institucionin Suprem të Auditimit të SHBA-ve (GAO)  dhe Agjencin e Shteteve të BAshkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Richard Stana, trajner me përvojë në Qendrën e Ekselencës për Auditim të Institucionit Suprem të Auditimit të SHBA-ve, do të ndajë me pjesëmarrësit praktikat më të mira nga përvoja amerikane në auditimet e performancës.

Në këtë trajnim bashkë me auditorët e ZKA-së po marrin pjesë auditorë të performancës nga vendet e rajonit si Bosnja dhe Herzegovina, Mali i Zi, Maqedonia,  Shqipëria. Ky është një rast i mirë për pjesëamrrësit që përveç të njihen për së afërmi me qasjen dhe metodologjinë e auditimit në Shtetet e Bashkuara, të shkëmbejnë përvojat mes vete dhe të krijojnë lidhje bashkëpunimi për të ardhmen.

Në përfundim të trajnimit, Auditori I Përgjithshëm , Besnik Osmani, së bashku me u.d. së zv. Drejtorit të misionit të USAID-it në Kosovë, znj. Kristina Dejvis, do të ndajnë certifikatat për pjesëmarrësit.

Të ngjashme