Kthehu te lista
22 Qershor 2018

Organizatave donatore në Kosovë u prezantohet Plani Strategjik i Zyrës Kombëtare të Auditimit

PlaniStrategjik_TryezaDonatoret

Më 22 qershor 2018, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit është mbajtur takim pune me Organizatat Donatore në Kosovë,  ku është prezantuar Projekt-Plani Strategjik i Zyrës Kombëtare të Auditimit (2018 – 2021).

Me këtë rast përfaqësues nga organizata dhe shtete donatore që veprojnë në Kosovën, u njohën në detaje me qëllimet dhe objektivat strategjike të ZKA-së për t’u realizuar nw tri vitet e ardhshme. Ata vlerësuan se dokumenti strategjik paraqet një bazë të mirë për forcimin e mëtejmë të rolit dhe ndikimit të Zyres Kombëtare të Auditimit në përmirësimin e menaxhimit të parasë publike dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur ZKA-në në zbatimin e këtij plani.

Të ngjashme