Kthehu te lista
04 Tetor 2018

Njoftim për publikun: “Efektiviteti i programeve të veçanta të banimit”

ZKA 2 llogo

Zyra Kombëtare e Auditimit, më 05 tetor 2018 (e premte) nga ora 13:30-15:30 do ta bëjë prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Efektiviteti i programeve të veçanta të banimit”.

Auditimi ka nxjerr në pah se shumica e atyre që kanë nevojë për banim social nuk kanë arritur të përfitojnë, dhe shumë pak është bërë për ta përmirësuar dukshëm këtë situatë. Si pasojë e mos përfitimit nga ky program i banimit, shumë qytetarë do të vazhdojnë të jetojnë në objekte ku rrezikohen ose të papërshtatshme për banim.

Ky prezantimi do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” dhe është në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Në këtë prezantim të ftuar janë deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues nga komunat e Kosovës, shoqëria civile, mediat, organizatat ndërkombëtare, dhe është i hapur për publikun.

Të ngjashme