Kthehu te lista
11 Shkurt 2020

Njoftim

LogoPerWeb

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të mërkurën me datë 12 shkurt 2020 në ora 10:00, mbanë Konferencën Ndërkombëtare “Domethënia dhe rëndësia e anëtarësimit në INTOSAI: ndikimi dhe përfitimet për Institucionet Supreme të Auditimit”.

Për të festuar këtë sukses ndërkombëtar të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në konferencë do të marrin pjesë udhëheqës të lartë të Institucioneve Publike, si dhe të Institucioneve Supreme të Auditimit nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Suedia, Polonia, Turqia, Finlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, nga Gjykata Evropiane e Auditorëve si dhe përfaqësues nga INTOSAI.  Po ashtu, pjesëmarrës në konferencë do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, mediave dhe organizatave ndërkombëtare dhe donatorë.

Fillimisht, para të pranishmëve një fjalë rasti do ta mbajë Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani si dhe Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Folës kryesor për temën:  “Domethënia dhe rëndësia e anëtarësimit në INTOSAI: ndikimi dhe përfitimet që kanë ISA të” do të jetë Dr. Harib Saeed Al Amimi, President i Institucionit Shtetëror të Auditimit i Emirateve të Bashkuara Arabe, President i Konferencës së Shteteve Palë t ë Konventës së OKB-së Kundër Korrupsionit, ish President i INTOSAI-t.

Për këtë çështje të pranishmëve do t’iu adresohet përmes një video mesazhi edhe z. Gene L Dodaro, Auditor i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Zyra Qeveritare e Auditimit të SHBA-ve.

Konferenca Ndërkombëtare “Domethënia dhe rëndësia e anëtarësimit në INTOSAI: ndikimi dhe përfitimet për Institucionet Supreme të Auditimit” do të zhvillohet në tri panele me tema të ndryshme.

Paneli I: “Domethënia dhe rëndësia e anëtarësimit në INTOSAI: ndikimi dhe përfitimet që kanë ISA-të”

Moderator: z. Magnus Lindell, ish zv. Auditor i përgjithshëm i Suedisë dhe ish zv. Kryetar i Komitetit për Ngritje të Kapaciteteve të INTOSAI-t

Panelistë:

  • Znj. Helena Lindberg, Auditore e Përgjithshme e Suedisë dhe zv. Kryetare eKomitetit për Ngritje të Kapaciteteve të INTOSAI-t
  • Dr.Harib Saeed Al Amimi, President i Institucionit Shtetëror të Auditimit i Emirateve të Bashkuara Arabe, President i Konferencës së Shteteve Palë të KonventëssëOKB-së Kundër Korrupsionit, ish President i INTOSAI-t
  • Z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës

Paneli II:  ‘Si të zbatohen Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit–praktikat e mira?’

Folësi kryesor:

       Geoffrey Simpson, Drejtor i Komisionit për Kontrollin e Cilësisë, Gjykata Evropiane e Auditorëve

Moderator: Jade Quarrel, Menaxhere e lartë, Iniciativa për Zhvillim (IDI), INTOSAI

Panelistë:

  • Z. Bujar Leskaj, Kryetar, Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë
  • Z. Jari Sanaskoski, Drejtor i Auditimit Financiar, Zyra Kombëtare e Auditimit e Finlandës
  • Znj. Tanja Tasevska, Këshilltare e Auditorit të Përgjithshëm, Maqedonia e Veriut
  • Znj. Arvita Zyferi, Ndihmëse eAuditorittëPërgjithshëm tëKosovës
  • Z. Murat Ince, Krye-auditor, Gjykata Turke e Llogarive

Paneli III:  ‘Roli i Thesarit në menaxhimin e parasë publike dhe ndikimi i auditimit të jashtëm’

Folësi kryesor:

       Ahmet Ismaili, Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit të Kosovës

Moderator: Z. Ilir Salihu, zv. Auditor i Përgjithshëm i Kosovës

Panelistë:

  • Z. Milan Dabovic, President i Senatit të Institucionit Shtetëror të Auditimit tëMalit të Zi
  • Z. Marco Mantovanelli, Menaxher rajonal i Bankes Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut
  • Z. Selim Thaqi, Ekonomist në Zyrën e FMN-së në Kosovë
  • Z. Qerkin Morina, Ndihmës Auditor i Përgjithshëm i Kosovës
  • Z. Wieslaw Kurzyca, Këshilltar i Presidentit të Institucionit Suprem të Auditimit të Polonisë
  • Z. Branko Smilevski, Drejtor i Auditimit, Institucioni Shtetëror i Auditimit të Maqedonisë së Veriut

Dhe në fund do të ndahen certifikata për auditorët e performancës të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës për pjesëmarrje në punëtorinë Simulimi i politikave  e organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Kembrixhit dhe Kolegjin UBT në Kosovë.

Mbylljen e Konferencës do ta bëjë Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ilir Saliu.

Të ngjashme