Kthehu te lista
15 Qershor 2020

Ministrja Hykmete Bajrami priti në takim Auditorin e Përgjithshëm Besnik Osmani

MF_01

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim Auditorin e Përgjithshëm Besnik Osmani me bashkëpunëtorë, me të cilët ka diskutuar për reformën në menaxhimin e financave publike, me theks të veçantë rritjen e performancës në shpenzimin e parasë publike.

Me këtë rast, Ministrja Bajrami, ka theksuar rëndësinë e avancimit të kontrollit të financave publike me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së  ofrimit të shërbimeve për qytetarët nga Organizatat Buxhetore. Ministrja Bajrami shprehu gatishmërinë e Qeverisë Hoti për bashkëpunim të ngushtë me Zyrën Kombëtare të Auditimit në ngritjen e efikasitetit të kontrollit të financave publike, me qëllim të eliminimit të keqmenaxhimit të financave publike. Ajo gjithashtu njoftoi auditorin e përgjithshëm Besnik Osmani për procesin e rishikimit të Buxhetit, i cili sipas saj shumë shpejt do t’i dorëzohet Qeverisë dhe Kuvendit për miratim.

Në anën tjetër, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim me institucionet qeverisëse, veçanërisht me Ministrinë e Financave në avancimin e menaxhimit të financave publike nga organizatat buxhetore.

Të ngjashme