Kthehu te lista
19 Tetor 2020

Kryeministri Avdullah Hoti priti në takim Auditorin e Përgjithshëm Besnik Osmani

Takimi Hoti - Osmani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, priti sot në takim Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani dhe Zëvendës Auditorin e Përgjithshëm, Ilir Salihu.

Me këtë rast, kryeministri Hoti  dhe Auditori Osmani biseduan për progresin në reformën e menaxhimit të financave publike, si dhe për aplikimin e standardeve të njohura ndërkombëtare dhe praktikave të mira të auditimit në sektorin publik.

“Qeveria do të ndërmarrë veprimet e nevojshme sipas rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditorit”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë do të merren vendime ekzekutive për të adresuar të gjeturat e auditorit.

Të ngjashme