Kthehu te lista
08 Dhjetor 2017

Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton raportin e Auditimit për Autoritetin Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin 2016

RaportiARKEPneKBF

Sot, në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa, përveç tjerash pikë e rendit të ditës ka qenë edhe shqyrtimi i raportit financiar dhe raportit të auditimit për Autoritetin Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) për vitin 2016.

Prezent në takimin e komisionit nga Zyra Kombëtare e Auditimit ishte z. Valbon Bytyqi, Ndihmës Auditor i Përgjithshëm, i cili ka prezantuar raportin dhe ka shpalosur informata më të detajuara të dala nga auditimi për këtë institucion për vitin financiar 2016, ndërsa nga ARKEP në komision ka raportuar kryetari i bordit, z. Kreshnik Gashi.

Është e rëndësishme të theksohet se Komisioni për Buxhet dhe Financa ka marrë iniciativë që raportet financiare të Institucioneve të Pavarura që i raportojnë Kuvendit t’i shqyrtojë bashkë me raportet e auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Ky është një hap me rëndësi në drejtim të rritjes së llogaridhënies dhe forcimin e kontrollit te këto institucione. Zyra Kombëtare e Auditimit e mbështet dhe është e gatshme të ofrojë ekspertizën e vet në këto takime sa herë që kjo kërkohet.

Pas shqyrtimit, Komisioni ka përkrahur raportin dhe e ka proceduar tutje sipas rregullores së punës.

Të ngjashme