Sot në Kuvendin Komunal në Prizren është mbajtur debati rreth nivelit të zbatimit të rekomandimeve të auditimit të jashtëm nga komuna e Prizrenit, i organizuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN). Të pranishëm në këtë debat ishin kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, zv/Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z.Ilir Salihu, këshilltarët komunal të Prizrenit dhe qytetarë e përfaqësues të shoqërisë civile nga komuna e Prizrenit.
Qëllimi i debatit ishte diskutimi i gjetjeve të prezantuara në raportin e auditimit për këtë komunë, si dhe vlerësimi se sa është duke i zbatuar Komuna e Prizrenit rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, tha se gjetjet e auditimit i kanë ndihmuar kësaj komune sidomos në menaxhimin dhe planifikimin e buxhetit. Ai shtoi se komuna e Prizrenit ka rritur angazhimin dhe ka ndërmarrë masa konkrete për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të auditimit.
Zv/Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z.Ilir Salihu ka theksuar rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të auditimit për përmirësimin e qeverisjes dhe menaxhimin më të mirë të parasë publike. Ai ka shtuar që është me interes të posaçëm për komunën e Prizrenit që të shmangen keqklasifikimet në pasqyrat financiare, të punohet në verifikimin, vlerësimin dhe regjistrimin e pasurisë komunale dhe të adresohet çështja e inkasimit të borgjeve ndaj komunës si dhe pagesës së obligimeve të papaguara të cilat kanë shënuar rritje gjatë vitit 2017.
Debatit të sotëm i ka paraprirë analiza e raporteve të auditimit të jashtëm për katër vitet e fundit për Komunën e Prizrenit, të cilën e ka prezantuar z. Kreshnik Gashi, autor i emisionit “Drejtësia në Kosovë”.
Debati rreth zbatimit të rekomandimeve të auditimit do të vazhdoj javën që vjen në Komunën e Gjilanit.
Auditimi i performances në sektorin publik është një faktor i rëndësishëm për të bërë ndryshimin në jetën e qytetarëve. Ky lloj auditimi i mban të fokusuar zyrtarët përgjegjës në ...
Sot, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Besnik Osmani dhe Zëvendësi i Revizorit Kryesor Shtetërorë të Republikës së ...
Të nderuara media, Ju ftojmë të ndiqni nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Shtetërore të ...
Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë përkrah Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve të lidershipit Në datat 28-30 Janar 2019, udhëheqësit e ekipeve të ...