Kthehu te lista
26 Prill 2019

Intensifikohen aktivitetet për përfshirjen e institucioneve akademike e shkencore për avancimin e kualifikimeve profesionale të auditorëve

Takimi me Kembrixh dhe UBT

Ngritja e kapaciteteve në fushën e auditimit të përformancës diskutohet me pjesëmarrje të përfaqësuesve të institucioneve akademike e shkencore

Me qëllim të realizimit të objektivës strategjike për të rritur cilësinë dhe zgjeruar portfolion e auditimeve të përformancës si dhe aftësimin e vazhdueshëm të auditorëve, sot në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit është mbajtur një takim i përbashkët me përfaqësues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Kolegjit UBT.

Diskutimi është fokusuar në gjetjen e modaliteteve të bashkëpunimit që ka për synim dizajnimin e një programi të edukimit profesional për auditorët e performancës.

Programi do të fokusohet në fushat të cilat janë të nevojshme për t’i forcuar njohuritë dhe pritet të rezultoj me rritjen e kualitetit të raporteve të auditimit dhe që të mund të zbatohet gjerësisht në Kosovë, në mënyrë që zbatimi i rekomandimeve për të siguruar shërbime cilësore dhe vlerën për para të rritet.

Të ngjashme