Kthehu te lista
20 Janar 2020

Intensifikohen aktivitetet në kuadër të projektit të binjakëzimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe të Polonisë

Projekti i binjakezimit 20 janar 2020

Komiteti Drejtues i projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës” në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë mbajti takimin e dytë të drejtuar nga Zëvendës-Auditori i Përgjithshëm, njëherësh udhëheqës i këtij projekti, Ilir Salihu si dhe drejtuesi i projektit nga Polonia, këshilltari i presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, Wojciech Kutyla.

Në këtë takim palët fillimisht diskutuan për raportin e parë tremujor të progresit si dhe për  planin e punës për gjashtëmujorin e ardhshëm, që u prezantuan nga këshilltarja rezidente e projektit të binjakëzimit, Aleksandra Kukula.

Më tutje diskutimi u fokusua në ecurinë e zbatimit të projektit i cili ka për qëllim fuqizimin e ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

Projekti shërben për avancimin e metodologjisë së auditimit, rritjen e  cilësisë në auditim dhe fuqizimin e ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, përmes zbatimit të rekomandimeve të auditimit nga subjektet e audituara.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë.

Të ngjashme