Kthehu te lista
31 Tetor 2019

Institucionet Supreme të Auditimit të Kosovës dhe Kroacisë, intensifikojnë bashkëpunimin me qëllim të forcimit të auditimit të jashtëm

Vizita ne Kroaci

Në datat 30 dhe 31 Tetor, me ftesë të Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kroacisë z. Ivan Klešić, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës z. Besnik Osmani dhe bashkëpunëtorët e tij kanë zhvilluar vizitë bilaterale në këtë institucion. Qëllimi i kësaj vizite ishte intensifikimi i bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellë me qëllim të forcimit të auditimit të jashtëm në të dyja vendet.

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës z. Besnik Osmani, ka falënderuar z. Klešić  për ftesën e bërë dhe përkrahjen e vazhdueshme. Z. Osmani  ka njoftuar homologun e tij lidhur me progresin e arritur të Zyrës Kombëtare të Auditimit në zhvillimin e kapaciteteve institucionale e njerëzore për auditimin e institucioneve publike në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA).

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kroacisë z. Ivan Klešić, ka uruar z. Osmanin për arritjet dhe anëtarësimin me të drejta të plota të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës në INTOSAI. Z. Klešić, ka shprehur gatishmërinë e institucionit të tij për një bashkëpunim afatgjatë me ZKA-në.

Krerët e të dyja institucioneve kanë nënvizuar përfitimet që mund të arrihen përmes një procesi të qëndrueshëm të bashkëpunimit bilateral.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, Auditori i Përgjithshëm i shoqëruar nga Qerkin Morina, Ndihmës Auditor i Përgjithshëm dhe Saranda Husaj Baraliu, Udhëheqëse e Departamentit për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Auditim kanë bashkëbiseduar dhe kanë shkëmbyer përvojat me kolegët nga institucioni homolog i Kroacisë, lidhur me skemat e certifikimit dhe edukimin e vazhdueshëm profesional; menaxhimin e kontrollit të cilësisë si dhe përvojat dhe sfidat në auditimin e sektorit publik.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ka vizituar edhe zyrën regjionale të Čakovec -it, ku janë mirëpritur nga udhëheqësi i kësaj zyre z. Nikola Mustać dhe bashkëpunëtorët e tij. Në këtë vizitë delegacioni nga ZKA u njoftuar lidhur me përgjegjësitë dhe organizimin e procesit të auditimit në zyrat regjionale të Institucionit Suprem të Auditimit të Kroacisë.

Të ngjashme