Kthehu te lista
01 Shkurt 2021

Grupi për menaxhimin e masave kundër COVID 19 vazhdon me aplikimin e masave për të ruajtur shëndetin e personelit të ZKA-së

Menaxhimi i pandemise 01

Grupi Punues i ZKA-së për menaxhimin e masave kundër COVID 19, sot ka mbajtur takimin e radhës ku ka marr pjesë edhe Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani. Në takim janë trajtuar të gjitha masat e deritanishme me theks të veçantë veprimet e radhës pasi periudha e ardhshme është intensive për përfundimin e raporteve të auditimit.

Për më shumë së dhjetë muaj ekipi i ZKA-së për menaxhimin e masave kundër Covid-19 kanë marrë me kohë të gjitha masat për një ambient më të sigurt të punës dhe ka  udhëzuar stafin sipas rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse shëndetësore dhe Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit Sars-Cov-2.

Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për menaxhimin e masave kundër Covid-19 në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka ndarë mirënjohje për ekipin e ZKA-së për menaxhimin e pandemisë.

Rastet e infektimit apo të kontakteve si dhe lirimi i grupeve të rrezikuara siç janë personat mbi 60 vjeç, shtatzënat dhe kronikët, përfshirë nevojat për aplikimin e punës online në periudha dhe grupe të ndryshme të personelit ka pasur ndikimin të ndjeshëm në respektimin e kalendarit të auditimeve dhe vazhdon të mbetet sfida kryesore në Zyrën Kombëtare të Auditimit.

Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, falënderoj ekipin e ZKA-së për menaxhimin e masave kundër pandemisë Covid-19, dhe bëri thirrje që edhe më tutje të respektohen masat e vendosura në mënyrë që të ruhet shëndeti i stafit.

Të ngjashme