Kthehu te lista
02 Nëntor 2018

Gjykata Evropiane e Auditimit e përgëzon Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës në përvjetorin e saj të 15-të

GJEA pergezon ZKA

Në numrin e tetorit të gazetës mujore të Gjykatës Evropiane të Auditorëve, është publikuar shkrimi lidhur me konferencën tematike me karakter ndërkombëtar “Roli dhe ndikimi i Institucioneve Supreme të Auditimit në rikthimin e besimit të publikut në sektorin publik” të mbajtur në Prishtinë me 4 tetor 2018, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15-të vjetorit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Z. Rimantas Šadžius, Anëtarë i Gjykatës Evropiane të Auditimit për Marrëdhënie Institucionale, pjesëmarrës dhe folësi kryesor në konferencë, në fjalën e tij lidhur me temën ka nënvizuar çështje të rëndësishme nga strategjia e GJEA dhe se si ajo kontribuon në nxitjen e besimit në institucionet e BE-së.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu, ndërsa numrin e tetorit të gazetës së GJEA e gjeni në këtë vegzë.

 

Të ngjashme