Kthehu te lista
10 Maj 2019

Fuqizimi i bashkëpunimit mes Parlamenteve dhe Institucioneve Supreme të Auditimit për përmirësimin e perfomancës së auditimit të jashtëm

Bashkepunimi mes Parlamenteve dhe SAI

Me datat 9 dhe 10 Maj në Tiranë, Auditori i Përgjithshëm z.Besnik Osmani,  së bashku me përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit, morën pjesë në Konferencën Rajonale të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Rrjetit të Komisioneve Parlamentare për Ekonomi, Financa, dhe Integrime Evropiane të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Banka Botërore dhe OECD/SIGMA.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin deputetë nga Parlamentet dhe përfaqësues nga Institucionet Supreme të Auditimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në emër të Parlamentit të Kosovës, pjesëmarrës ishin  kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Driton Selmanaj dhe zëvendëskryetarja e parë e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadergjonaj.

Temë kryesore e konferencës ishte “Fuqizimi i marrëdhënieve të Parlamentit dhe Institucioneve Supreme të Auditimit për të përmirësuar performancën e auditimit të jashtëm në Shtetet e Ballkanit Perëndimor”. Pjesëmarrësit shkëmbyen përvojave e vendeve të tyre lidhur me rolin e Parlamentit dhe komisioneve respektive për mbikëqyrjen financiare, çështjen e shqyrtimit të raporteve te auditimit si dhe bashkëpunimin dhe sfidat kryesore me të cilat përballen ISA-të dhe parlamentet në krijimin e një marrëdhënie më efektive.

Në procesin e bashkëpunimit në mes të ZKA-së dhe komisioneve parlamentare, u vlerësua se në Kosovë ka një proces të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të mirë mes ZKA-së dhe dy Komisioneve parlamentare, Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe  Komisionit për Buxhet dhe Financave. Me qëllim të rritjes së llogaridhënies në sektorin publik  dhe rritjes së ndikimit të raporteve të auditimit, u diskutua lidhur me  mënyrën e analizimit të raporteve te auditimit nga Parlamenti dhe aplikimin e mekanizmit të përcjelljes së zbatimit të rekomandimeve të auditimit nga komisionet parlamentare.

Temat e tjera të diskutimit dhe shkëmbimit të përvojave në kuadër të konferencës lidhen me sfidat dhe zgjidhjet për llogaridhënien dhe fuqizimin e llogarisë financiare. Konferenca ka trajtuar ne mënyre te veçantë çështje që lidhen  me pavarësinë e Institucioneve Supreme të Audimit, shqyrtimi i raporteve të auditimit, përcjellja e rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit, etj.

Në këtë konferencë nga ZKA, përveç Auditorit të Përgjithshëm pjesëmarrës ishin edhe Ndihmës Auditori i Përgjithshëm z. Naser Arllati, Saranda Husaj Baraliu dhe Violeta Smajlaj nga Departamenti për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Auditim.

Të ngjashme