Kthehu te lista
03 Qershor 2019

Ftesë për media

LogoPerWeb

Të nderuara media,

Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Zyra Kombëtare e Auditimit do të organizojnë tryezë me temën “ Mjedisi i sigurt dhe i shëndetshëm – e drejtë e njeriut dhe përgjegjësi kushtetuese”.

Tryeza  do të mbahet:

të mërkuren, me 05 Qershor 2019

në ora 10:00

në Hotel Emerald,

Prishtinë

 

Tryeza ka për qëllim të vë në pah rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve publike me Avokatin e Popullit dhe Auditorin e Përgjithshëm në zbatimin e rekomandimeve adresuar institucioneve të nivelit qendror dhe nivelit lokal me qëllim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit në vend.

Në këtë tryezë Avokati i Popullit, Auditori i Përgjithshëm, përfaqësues të legjislativit, ekzekutivit dhe të shoqërisë civile, do të diskutojnë për gjendjen, veprimet dhe sfidat në drejtim të mbrojtjes së mjedisit në vend.

Diskutimi do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit.

Ju mirëpresim,

Zyra për Informim e ZKA

Të ngjashme