Kthehu te lista
18 Mars 2019

Ftesë për media

LogoPerWeb

Të nderuara media,

Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani do të presë në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z. Philip S. Kosnett, me ç’rast do të fillojë edhe zyrtarisht punën Njësia për Luftimin e Mashtrimit, e cila do të veprojë në kuadër të Departamentit për Çështje Ligjore në Auditim të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Kjo ngjarje është paraparë të mbahet:

të martën, me 19 mars 2019

në ora 15:20

në lokalet e Zyres Kombëtare të Auditimit,

Rr Ahmet Krasniqi 210, Lagjja Arbëria

Prishtinë

ZKA ka marrë mbështetje të vazhdueshme nga USAID në rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale për trajtimin e mashtrimit të hasur gjatë procesit të auditimit si dhe për themelimin e Njësisë për Luftimin e Mashtrimit. Deri tani për këtë qëllim janë trajnuar rreth 60 auditorë.

Ju mirëpresim,

Zyra për Informim e ZKA

Të ngjashme