Kthehu te lista
07 Dhjetor 2017

Ftesë për media

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të përcjellni punimet e Tryezës me temën “Prezantimi i çështjeve kryesore të auditimit për vitin 2016 dhe progresi në zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportet e auditimit” që do të mbahet të premten, më 8 dhjetor 2017, nga ora 10:00 – 12:00, në sallën P-38, Ndërtesa e Qeverisë.

Zyra Kombëtare e Auditimit përmes auditimit të jashtëm mbështet Kuvendin e Republikës së Kosovës të forcojë zinxhirin llogaridhënës në institucionet publike dhe ndihmon ato të zhvillojnë mekanizma më të mira të kontrollit dhe menaxhimit të mirë të financave publike. Diskutimet në këtë forum janë me interes të lartë për promovimin e qeverisjes së mirë dhe rritjes së transparencës në institucionet publike, ndërsa roli i mediave  është i një rëndësie të veçantë dhe i patjetërsueshëm.  

Në hapje të punimeve të tryezës, një fjalë rasti do të mbaj Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, ndërsa në diskutimet në panel do të marrin pjesë deputetë të Kuvendit të Kosovës, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.

Për çdo informatë shtesë, mund të na kontaktoni në numrat e mëposhtëm.

+381 38 60 60 04 10 07

+381 38 60 60 04 10 12

 

PROGRAMI

09:30 – 09:55 Regjistrimi i pjesëmarrësve

10:00 -10:20    Fjalët hyrëse

  • z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm
  • z. Ramush Haradinaj,  Kryeministër i Republikës së Kosovës
  • z. Driton Selmanaj, Kryetar i KMFP, Kuvendi i Republikës së Kosovës

 

10:20 – 11:00 Prezantimi i çështjeve kryesore të auditimit për vitin 2016 dhe progresi në zbatimin rekomandimeve nga raportet e auditimit.

  • Qerkin Morina, Ndihmës Auditor i Përgjithshëm

 

11:00 – 12:00 Diskutim në panel: Moderator,  Ilir Salihu, Zv. Auditor i Përgjithshëm

  • z. Mahir Yagcilar, Ministër i Administratës Publike
  • z. Fatmir Gashi, Zv. Ministër i Financave
  • z. Naim Ismajli, kryetar, Asociacioni i Komunave të Kosovës (tbc)
  • z. Faton Topalli, ish Kryetar dhe anëtar aktual i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave

 

Publike (tbc)

  • z. Isuf Zejna, D+ , Shoqëria Civile

 

Të ngjashme