Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës”, sot ka filluar faza e dytë e trajnimit dyjavor të auditorëve të ZKA-së për zbatimin e metodologjisë për fazën e ekzekutimit në auditim.
Trajnimi i cili po zhvillohet në platformën online ka për qëllim avancimin e njohurive dhe forcimin e kapaciteteve të brendshme për zbatimin e metodologjisë audituese e cila është në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit.
Ky aktivitet është vazhdimësi e fazës së parë të trajnimit të mbajtur në shtator të vitit të kaluar me fokus në fazën e planifikimit të auditimit.
Projekti i Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës” shërben për avancimin e metodologjisë së auditimit, rritjen e cilësisë në auditim dhe fuqizimin e ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, përmes zbatimit të rekomandimeve të auditimit nga subjektet e audituara.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë.
Me ftesë të Presidentit të Gjykatës Turke të Llogarive dhe EUROSAI-t, Seyit Ahmet BAŞ, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, të mërkurën zhvilloi një vizitë ...
Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës”, sot ka filluar të zbatohet faza e fundit e programit të ...
Zyra Kombëtare e Auditimit, do të testoj shpenzimet, ndikimin dhe reagimin ndaj pandemisë Covid-19, nga perspektiva të ndryshme, si nga aspekti financiar dhe i pajtueshmërisë përmes 116 ...
Me qëllim të përmbushjes së planit vjetor të auditimit 2020/2021, 38 ekipe të auditimit kanë dal në teren për të filluar me ekzekutimin e auditimeve të para, ku parashihet të kryhen 124 ...