Përmbushja e misionit kushtetues e ligjor, forcimi i kapacitetit institucional dhe zhvillimi i marrëdhënieve të mira me palët e jashtme janë tri objektivat kryesore që ka arritur Zyra Kombëtare e Auditimit në kuadër të zbatimit të Planit Strategjik 2018-2021. Kështu ka deklaruar Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani të enjten në konferencën e fundvitit për media.
Ai ka bërë me dije se rezultatet kryesore të vitit 2020 janë publikimi i 132 raporteve të auditimit që në historinë e zyrës është numri më i madh i publikuar; anëtarësimi në dy organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare: INTOSAI dhe EUROSAI; zhvillimi dhe përdorimi i sistemit elektronik të auditimit; zhvillimi dhe miratimi i Strategjisë së Komunikimit 2020-2023 dhe Doracakët Administrativ si dhe auditimi në procesi i 124 projekteve të reja raportet e së cilave do të publikohen në 6 mujorin e parë të vitit 2021.
Tutje Osmani deklaroi se ZKA-ja për çdo vit, përmes auditimeve financiare dhe të pajtueshmërisë bën vlerësimin për cilësinë e raportimit financiar; efektivitetin e sistemeve të kontrollit të brendshëm; dhe pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Po ashtu, përmes auditimeve të performancës vlerësohet nëse fondet publike po shfrytëzohen në mënyrë efikase dhe efektive.
Osmani ka thënë se konkluzioni i përgjithshëm i auditimit është se ende ka mangësi serioze te organizatat buxhetore në fushën e pajtueshmërisë me ligjet dhe rregulloret në fuqi. “Për të përmirësuar mënyrën ekzistuese të menaxhimit, në raportet tona financiare e të perfomancës kemi dhënë mbi 1100 rekomandime për institucionet publike të audituara. Megjithatë, rreth një e treta e rekomandimeve të dhëna mbesin fare të pa adresuara dhe rrjedhimisht përsëriten në raportet tona vit pas viti, derisa vetëm rreth 40% të rekomandimeve janë adresuar. Kjo shkallë e zbatimit të rekomandimeve nuk siguron menaxhim të shëndoshë financiar dhe qeverisje të mirë”, ka deklaruar Osmani.
Fjalimi i plotë i Auditorit të Përgjithshëm në konferencën për media:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Më lejoni t’ju falënderoj që keni gjetur kohë që sot të jeni së bashku me ne.
Dy vjet më parë, kur e kemi promovuar para publikut Planin Strategjik të Zyrës Kombëtare të Auditimit, ia kishim përcaktuar vetes tri qëllime kryesore:
Më lejoni të shpalos këtu disa nga të arriturat e këtij viti, për të realizuar këto qëllime:
Në shërbim të misionit të saj për fuqizimin e llogaridhënies në administratën publike, Zyra Kombëtare e Auditimit, për çdo vit, përmes auditimeve financiare dhe të pajtueshmërisë bën vlerësimin për:
Ndërsa, përmes auditimeve të performancës vlerësojmë nëse fondet publike po shfrytëzohen në mënyrë efikase dhe efektive.
Konkluzioni i përgjithshëm i auditimit është se ende kemi mangësi serioze te organizatat buxhetore në fushën e pajtueshmërisë me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Për të përmirësuar mënyrën ekzistuese të menaxhimit, në raportet tona financiare e të perfomancës kemi dhënë mbi 1100 rekomandime për institucionet publike të audituara.
Megjithatë, rreth një e treta e rekomandimeve të dhëna mbesin fare të pa adresuara dhe rrjedhimisht përsëriten në raportet tona vit pas viti, derisa vetëm rreth 40% të rekomandimeve janë adresuar. Kjo shkallë e zbatimit të rekomandimeve nuk siguron menaxhim të shëndoshë financiar dhe qeverisje të mirë.
Në mënyrë të veçantë janë shqetësues parametrat financiar që kanë të bëjnë me obligimet financiare që janë rreth 310 milionë euro dhe e llogarive të arkëtueshme që janë rreth 637 milionë euro pa llogaritur përkeqësimin e kësaj gjendje si pasojë e ndikimit të pandemisë në vitin 2020.
Bazuara në raportet tona, lidhur me këto 2 çështje të rëndësishme të stabilitetit fiskal në vend, Kuvendi i Kosovës ka nxjerr rekomandime të veçanta që obligojnë institucionet përkatëse që përmes planeve konkrete të veprimit të përmirësojnë situatën e konstatuar.
Krahas kësaj ne kemi audituar sisteme rëndësishme të Teknologjisë së Informacionit ku kemi nxjerr në pah mangësi të theksuara në lidhje me menaxhimin e tyre, integritetin dhe sigurinë e sistemeve, etj. Sipas vlerësimit tonë rreth 70% e institucioneve kanë mungesë të strategjisë, politikave dhe procedurave për zhvillimin si dhe mirëmbajtjen e tyre.
Aplikimi i kujdesshëm i këtyre procedurave do të minimizonte veprimet e paligjshme siç kishim rastin në Thesarin e shtetit, për të cilin publiku është tashmë i informuar. Me planin e auditimit për këtë sezonë, ZKA-ja një vëmendje të veçantë do t’ia kushtojë auditimit të Sistemit Informativ të Menaxhimit të Financave të Kosovës.
Në vazhdim dua të shpalos vetëm disa nga papajtueshmëritë ligjore të shprehura gjerësisht nëpër institucionet publike të nivelit qendror dhe lokal të cilat duhet të eliminohen sepse të plota janë prezantuar në raportet tona dhe që kanë të bëjnë me:
Sa i përket ndërmarrjeve publike rezultatet e auditimit shpalosin se raportimi financiar është i pasaktë. Për këtë arsye, për 13 ndërmarrje është dhënë opinion negativ për vitin 2019.
Gjetjet kryesore të auditimit në Ndërmarrjet Publike janë:
Në kuadër të bashkëpunimit të rregullt institucional me Prokurorin e Shtetit në lidhje me rastet indikative me elemente të veprave penale, të cilat janë hasur gjatë punës audituese kemi raportuar dy vitet e fundit mbi 100 raste të cilat po trajtohen nga organet kompetente.
Në këtë vit pandemik kur bota është përballur me pasojat serioze të virusit Covid-19, Institucionet Supreme të Auditimit kanë reduktuar planet e tyre të auditimit, duke aplikuar qasjen e auditimit të bazuar në rrezik.
Megjithatë, këtë mundësi nuk gëzon ZKA. Kuadri ligjor ekzistues i kërkon Auditorit të Përgjithshëm të auditoj të gjitha organizatat buxhetore për çdo vit, pavarësisht shkallës së rrezikut dhe rrethanave specifike siç është kjo e pandemisë.
Përkundër këtyre kufizimeve brenda kapaciteteve ekzistuese, për të rritur llogaridhënien dhe transparencën e shpenzimeve publike në lidhje me Covid 19, ZKA ka adaptuar qasjen e auditimit për t’i identifikuar rreziqet në aspektin financiar dhe të pajtueshmërisë të fondeve për luftimin e pandemisë.
Po ashtu, për të vlerësuar nëse institucionet publike shëndetësore kanë menaxhuar siç duhet pandeminë COVID-19 kemi iniciuar auditimin e performancës. i cili ka filluar të zbatohet dhe rezultatet priten në periudhën e parë të vitit të ardhshëm.
Të nderuara media,
Zyra Kombëtare e Auditimit mesatarisht çdo 3 ditë kalendarike ka publikuar një raport këtë vit. Të gjitha këto raporte janë në 3 gjuhë në mënyrë që publiku kosovar të ketë mundësi për t’u informuar. Pikërisht për këtë vit kemi marr edhe çmimin për respektimin e gjuhës dhe transparencës nga OSBE.
Dua të falënderoj organizatat e shoqërisë civile dhe mediat që kanë ndihmuar shumë për të rritur ndikimin tonë në përmirëmin e menaxhimit financiar.
Poashtu, falënderoj BE, SHBA dhe Ambasadat e Suedisë, Holandës dhe Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme.
Natyrisht, Kuvendin e Kosovës dhe Komisionet respektive për bashkëpunimin korrekt dhe trajtimin e raporteve të auditimit.
Urime Festat!
Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës”, sot ka filluar faza e dytë e trajnimit dyjavor të auditorëve ...
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, përmes një telegrami ka uruar Auditorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gene Dodaro, në 100 Vjetorin e Zyrës ...
Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Bosnje e Hercegovinës, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani i ka dërguar ...
Në përmbyllje të vitit 2020, Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani dhe drejtoresha për Komunikim dhe Zhvillim Profesional, Saranda Husaj Baraliu në mënyre simbolike kanë ndarë Certifikatat ...