Kthehu te lista
07 Maj 2019

Auditori i Përgjithshëm viziton organizatat jo-qeveritare dhe dhuron pajisje kompjuterike

Donacionet

Në kuadër të programit për të njohur më mirë rëndësinë e auditimit dhe më qëllim të sensibilizimit të publikut, Zyra Kombëtare e Auditimit ditëve të fundit ka ndërmarrë aktivitete për shpërndarjen e donacioneve – pajisje kompjuterike në disa organizata jo-qeveritare në nevojë. Dhurimi i këtyre pajisjeve, është një akt simbolik për të përkrahur dhe për t’u solidarizuar me punën dhe përkushtimin e këtyre organizatave si dhe për të përmirsuar kushtet e tyre të punës.

Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani, i ka njoftuar përgjegjësit e këtyre organizatave lidhur me rolin dhe punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit, si dhe u informua për së afërmi me punën dhe aktivitetet e tyre.

Në emër të Shoqatës Down Syndrome Kosova, znj. Sebahate Hajdini-Beqiri, pasi shprehu falënderimin për këtë donacion, njoftoj për themelimin e kësaj organizate me iniciativë të vet prindërve. Misioni i shoqatës është ngritja e dinjitetit të individëve me sindromë Down dhe familjarëve të tyre, duke avokuar e lobuar për të drejtat dhe respektimin e këtyre të drejtave, për ngritjen e cilësisë së jetës dhe gjithëpërfshirjen e plotë të individëve me sindromë Down në shoqëri. Prandaj, ajo theksoi se ndihma të tilla janë të mirëseardhura dhe te vlefshme për të ndihmuar në zhvillimin e aktiviteteve të shoqatës.

Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për kontributin e dhënë,  përfaqësuesve të ZKA-së ju dhanë  dhurata  simbolike të punuara nga vet fëmijët.

Me rastin e shpërndarjes së pajisjeve për shoqatën jo-fitimprurëse, “HANDIKOS”, përfaqësuesit e kësaj shoqate u shprehen se: “ky donacion është i mirëseardhur dhe pajisjet do të përdoren në zhvillimin e aktiviteteve të tyre të përditshme”. HANDIKOS ka për qëllim përfaqësimin dhe përkrahjen e personave me aftësi të kufizuar duke avokuar, lobuar e ofruar shërbime profesionale për të ngritur mirëqenien e tyre dhe për të arritur të drejta të barabarta, një jetë të pavarur e të dinjitetshme për të gjithë.

Pajisje kompjuterike i janë dhuruar edhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve „Shtëpia Ime“  në Ferizaj, komunitetit kroat në Janjevë si dhe një pjesë e këtyre pajisjeve i janë dhuruar edhe Gjimanzit “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Pajisjet janë të përdorura, por ekspertët e TI-së të Zyrës Kombëtare të Auditimit i kanë funksionalizuar plotësisht duke i shtuar jetën e përdorimit edhe për një kohë optimale dhe mund të plotësojnë nevojat e këtyre organizatave.

Të ngjashme