Kthehu te lista
22 Mars 2021

Auditori i Përgjithshëm viziton Kolegjin AAB për të forcuar bashkëpunimin ndër institucional

Ligjerata AP 1

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, të hënën ka vizituar Kolegjin AAB, ku është pritur në takim nga Rektori, z. Bujar Demjaha, Dekani i Fakultetit Ekonomik, z. Medain Hashani dhe prodekanja znj. Kosovare Ukshini. Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Kolegjit AAB në fushën e auditimit, shkëmbimet e ndihmës profesionale e akademike, si dhe të angazhimit të studentëve në punë praktike.

Në kuadër të kësaj vizite në Kolegjin AAB, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, po ashtu, pati edhe një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit Ekonomik, para të cilëve shpjegoj rolin, misionin, mënyrën se si funksionon Zyra Kombëtare e Auditimit, si dhe detaje të tjera rreth procesit të përpilimit të raporteve të auditimit.

Osmani ka thënë se ZKA-ja auditon fondet publike për t’i siguruar taksapaguesit që paratë e tyre po përdorën në mënyrë ekonomike, që raportimi financiar është i saktë dhe vendimet janë në pajtim me kërkesat ligjore. Tutje Auditori i Përgjithshëm ka theksuar rëndësinë e zbatimit të  rekomandimeve të ZKA-së dhe ndikimin e tyre në fuqizimin e qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies.

Nga ana tjetër studentët u interesuan që të informohen më shumë lidhur me atë se si bëhet auditimi, për sigurinë në auditim, llojet e auditimeve, për llogaridhënien dhe transparencën e  shpenzimit të parasë publike.

Ndërkohë Dekani i Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB, z. Medain Hashani, falënderojë Auditorin e Përgjithshëm për vizitën, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimi mes dy institucioneve.  Hashani ka thënë se ZKA-ja vazhdon të jetë nder institucionet më kredibile në Kosovë përmes punës profesionale, të pavarur dhe transparente.

Të ngjashme