Kthehu te lista
06 Janar 2021

Auditori i Përgjithshëm uron SHBA-të në 100 Vjetorin e Zyrës Kombëtare të SHBA-ve

Vizita-e-AP-ne-SHBA-fb

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, përmes një telegrami ka uruar Auditorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gene Dodaro, në 100 Vjetorin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të SHBA-ve.

Urimin e ka bërë në emër të Zyrës Kombëtare të Kosovës, me ç’rast u ka dëshiruar plotësimin e synimeve për të ardhmen.

Jetësimi i 10 dekadave nga Zyra Kombëtare e SHBA-ve, sipas Osmanit është përcjellë me standarde të larta të profesionalizimit dhe angazhimit për përgjegjësi e besueshmëri.

“Integriteti i Zyrës tuaj ka qenë shembull përreth globit. Padyshim, që Zyra juaj është kontribuuesi kryesor në promovimin e vlerave të besimit, përfshirjen dhe inovacionin në bashkëpunimin ndërkombëtar brenda INTOSAI-t dhe komunitetit të auditimit”, ka shkruar Auditori i Përgjithshëm i Kosovës.

Në këtë vit të veçantë për Zyrën Kombëtare të SHBA-ve, Osmani ka shprehur mirënjohje për kontributin ndaj Zyrës Kombëtare të Kosovës, në rrugën e saj drejt integrimit në organizatat ndërkombëtare.

“Ne, si Zyre Kombëtare të Auditimit të Kosovës jemi të gatshëm për të vazhduar më tej bashkëpunimin me Zyrën tuaj. Ju urojmë, juve dhe kolegëve tuaj suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme”, përfundon telegrami i urimit nga Osmani.

Të ngjashme