Kthehu te lista
01 Qershor 2020

Auditori i Përgjithshëm uron fëmijët për 1 Qershorin, thotë se kujdesi ndaj tyre është obligim i gjithë shoqërisë

Urimi i AP per 1 Qershor

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, uron të gjithë fëmijët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershori.

Osmani vlerëson se kjo ditë synon të rris shkallën e vetëdijesimit për të drejtat e fëmijëve.

Ai tha se të gjithë së bashku duhet të angazhohemi në mënyrë që fëmijëve në Kosovë t’iu krijohen kushte sa më të mira për shkollim dhe edukim.

“1 Qershori është vetëm një ditë që na përkujton të drejtat e fëmijëve që të jenë të lumtur dhe të rriten shëndetshëm. Pikërisht këtu buron motivi i auditorëve tanë që me punën e tyre profesionale e të pavarur të angazhohen që të ju ofrojmë atyre një të ardhme më të ndritshme duke e ditur që kujdesi ndaj fëmijëve është obligim i gjithë shoqërisë”, thuhet në urimin e Auditorit të Përgjithshëm, Besnik Osmani.

Rrethanat e krijuar nga pandemia COVID-19 kanë pamundësuar organizimin e ndonjë aktiviteti për të shënuar së bashku me fëmijët këtë ditë që është një traditë në Zyrën Kombëtare të Auditimit.

 

 

 

Të ngjashme