Kthehu te lista
17 Maj 2019

Auditori i Përgjithshëm pret në takim përfaqësues nga këshilli studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Takimi me studentet e UP

Sot, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, ka mirëpritur në takim informues përfaqësues nga Këshilli Studentor i Fakultetit Ekonomik, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm, ka bashkëbiseduar me studentët për mandatin, rolin dhe punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit, si dhe u informua për së afërmi me punën dhe aktivitetet e tyre studentore.

Në takim u bisedua edhe për marrëveshjen e bashkëpunimit që Zyra Kombëtare e Auditimit ka me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, e cila përfshin mundësinë e shkëmbimit të njohurive profesionale në mes të dyja institucioneve, ofrimin e punës praktike për studentët si dhe organizimin e ngjarjeve dhe diskutimeve publike për raportet e auditimit.

Auditori i Përgjithshëm i ka inkurajuar studentët që të angazhohen në avancimin  e tyre profesional duke shfrytëzuar burime të besueshme informacioni për mësim efektiv dhe të qëndrueshëm.  Z. Osmani, u shpreh se bazuar edhe në marrëveshjen e lartpërmendur, ai dhe stafi i tij do të angazhohen të përkrahin gjeneratat e reja në edukim dhe zhvillim profesional.

Përfaqësuesit e Këshillit Studentor shprehën falënderimin e tyre lidhur me këtë takim dhe e mirëpritën mundësinë e bashkëpunimit në mes të studentëve dhe ZKA-së.

Të ngjashme