Kthehu te lista
05 Tetor 2018

Auditori i Përgjithshëm pret në takim delegacionin e Byrosë së Përgjithshme të Auditimit të Arabisë Saudite

Takimi_AP_ArabiseSaudite

Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Byrosë së Përgjithshme të Auditimit të Arabisë Saudite, Z. Othman Alyahya, Zëvendës-President për çështjet e degëve, Z. Mohammed Albargan, Drejtor i Përgjithshëm, dega e Assir dhe Z. Khalid Almezher, Drejtor i Përgjithshëm, dega e Najranit.

Gjatë takimit bilateral është biseduar për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit, shkëmbimin e përvojave në ngritjen e kapaciteteve institucionale në avancimin e metodologjisë dhe procedurave të auditimit të jashtëm.

Delegacioni i Byrosë së Përgjithshme të Auditimit të Arabisë Saudite, po qëndrojnë në Prishtinë  për të marrë pjesë në aktivitetet për shënimin e 15-të Vjetorit të themelimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme