Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, po merr pjesë në konferencën hapëse të seminarit online ndërkombëtar të integritetit – praktikat e mira, me temën ˝Potenciali i Inteligjencës Artificiale në parandalimin e korrupsionit dhe besueshmëria e matjes së korrupsionit˝ të organizuar nga Institucioni Suprem i Auditimit të Hungarisë. Në pjesën hapëse të seminarit, udhëheqësit e Institucioneve Supreme të Auditimit kanë shkëmbyer praktikat e tyre me komunitetin ndërkombëtar të auditimit se si një institucion Suprem i Auditimit mund të kontribuoj në mënyrë më efektive në luftën kundër korrupsionit.
Seminari do të vazhdojë punimet në data 11-26 shkurt përmes tetë moduleve të ndërlidhura me integritetin, të cilat përmbajnë aktivitete të shumta, prezantime, video-mesazhe dhe testim të njohurive. Zyra Kombëtare e Auditimit në këto module do të përfaqësohet nga Natyra Kasumaj Ahmeti, nga Departamenti për Çështje Juridike dhe kundër Mashtrimeve.
Ky e-seminar është duke u organizuar për here të tetë dhe kësaj radhe do të prezantohet zhvillimi i integritetit në Institucionin Suprem të Auditimit të Hungarisë. Për më tepër kjo do të jetë një nga ngjarjet e para të Ekipit global të ekspertëve të INTOSAI-t dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krimin (UNDC).
ISA i Hungarisë, ka mbështetur me sukses futjen e qasjes së integritetit dhe zhvillimin e një sistemi të menaxhimit të integritetit në Hungari gjatë dekadës së fundit prandaj ka vendosur të ndajë njohuritë e saj me komunitetin ndërkombëtar të auditorëve në këtë fushë. Motoja e këtij seminari është ˝të mësojmë nga shembujt e mirë˝.
Pjesëmarrës në këtë seminar janë përfaqësues nga vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim që marrin në konsideratë mbështetjen e luftës globale kundër korrupsionit dhe futja e kulturës së bazuar në integritet në administratën publike si objektivë primare.
Me ftesë të Presidentit të Gjykatës Turke të Llogarive dhe EUROSAI-t, Seyit Ahmet BAŞ, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, të mërkurën zhvilloi një vizitë ...
Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës”, sot ka filluar të zbatohet faza e fundit e programit të ...
Zyra Kombëtare e Auditimit, do të testoj shpenzimet, ndikimin dhe reagimin ndaj pandemisë Covid-19, nga perspektiva të ndryshme, si nga aspekti financiar dhe i pajtueshmërisë përmes 116 ...
Me qëllim të përmbushjes së planit vjetor të auditimit 2020/2021, 38 ekipe të auditimit kanë dal në teren për të filluar me ekzekutimin e auditimeve të para, ku parashihet të kryhen 124 ...