Kthehu te lista
16 Shkurt 2018

Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në Konferencën Vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë

Konferenca_KLSH01

Me 15 shkurt 2018, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, mori pjesë në Konferencën Vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë, ku është prezantuar veprimtaria e Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2017, të arriturat, sfidat dhe ndikimin që auditimet kanë pasur në përmirësimin e menaxhimit të fondeve publike.

Auditori i Përgjithshëm, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, ka uruar homologun e tij për të arriturat  e KLSH-së gjatë vitit 2017, cilësinë në auditim dhe ndikimin në forcimin e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve publike.

Z. Osmani tha – “Misioni i institucioneve supreme të auditimit dhe puna e auditorëve është sa fisnike aq edhe sfiduese. Zbatimi i standardeve ndërkombëtare në fushën e auditimit dhe kontabilitetit kërkon përpjekje dhe angazhim të vazhdueshëm profesional si nga institucionet audituese ashtu edhe nga entitetet e audituara. Prandaj, ne mund ta shpallim të suksesshëm misionin tonë, vetëm atëherë kur arrijmë që integritetin dhe kredibilitetin e institucioneve tona ta bartim efektivisht edhe tek administrata publike” Ai, ka shprehur falënderimin e tij për Kryetarin Leskaj për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me dy institucioneve duke theksuar se një praktikë e tillë duhet tu shërbejë si shembull mekanizmave tjerë institucionalë të dy vendeve tona.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Kseanela Sotirofski, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm i Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë Naser Ademi, Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Anastas Angjeli, dhe përfaqësues nga komuniteti ndërkombëtar në Shqipëri, shoqëris civile dhe mediat.

 

Të ngjashme