Zyra Kombëtare e Auditimit e njeh rëndësinë e ofrimit të informacionit te Parlamenti dhe publiku i gjerë rreth mënyrës se si Qeveria i menaxhon burimet shtetërore, prandaj strategjia e komunikimit është mjet thelbësor për promovimin e praktikave më të mira, llogaridhënies dhe rritjen e transparencës.
Auditori i Përgjithshëm sot ka miratuar Strategjinë e Komunikimit, e cila përcakton qëllimet dhe objektivat që Zyra synon të arrijë gjatë periudhës 2020-2022, në komunikimin me palët e interesit dhe publikun.
Përmes kësaj strategjie ZKA synon të: promovojë rolin kushtetues të ZKA-së dhe të rris vetëdijesimin publik për rezultatet e auditimit; rris llogaridhënien në sektorin publik përmes bashkëpunimit intensiv me Parlamentin; rris ndikimin e punës audituese si dhe të komunikojë dhe marrë pjesë aktive në aktivitete ndërkombëtare.
Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, në fjalën e tij ka theksuar se Strategjia e Komunikimit 2020-2022 përqendrohet në rrjedhën efektive dhe të pandërprerë të informacionit mes ZKA-së dhe palëve të saj të interesit. Ajo, gjithashtu kontribuon në zbatimin e misionit, vizionit dhe qëllimeve strategjike të ZKA-së, si një institucion që mbështet funksionimin më të mirë të shtetit.
Miratimit të kësaj strategjie i ka paraprirë proces i diskutimit me bashkëpunëtor, shoqërinë civile, mediat dhe qytetarët.
Procesi i hartimit të Strategjisë së Komunikimit është mbështetur nga ekspertë të Institucionit Suprem të Auditimit të Polonisë përmes projektit të binjakëzimit.
Strategjinë e Komunikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit e gjeni në këtë vegëz.
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, përmes një telegrami ka uruar Auditorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gene Dodaro, në 100 Vjetorin e Zyrës ...
Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Bosnje e Hercegovinës, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani i ka dërguar ...
Në përmbyllje të vitit 2020, Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani dhe drejtoresha për Komunikim dhe Zhvillim Profesional, Saranda Husaj Baraliu në mënyre simbolike kanë ndarë Certifikatat ...
Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo ...