Kthehu te lista
26 Dhjetor 2017

Auditori i Përgjithshëm ka zhvilluar një vizitë pune në Universitetin e Kembrixhit, Mbretëri e Bashkuar

APneKembrixh

Me 22 dhjetor 2017, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës z.Besnik Osmani ka zhvilluar një vizitë pune në Universitetin e Kembrixhit, Mbretëri e Bashkuar. Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i modaliteteve për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të auditorëve të performancës të Zyres Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës z. Besnik Osmani i ka informuar bashkëbiseduesit me përpjekjet e vazhdueshme të tij dhe të Zyres Kombëtare të Auditimit për dizajnimin e një programi adekuat të edukimit dhe zhvillimit të kapaciteteve profesionale të auditorëve të performancës në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Ai ka shprehur interesimin që të gjendet një model bashkëpunimi në mes të akademisë dhe institucionit suprem të auditimit në Kosovë me qëllim që të ndërtohet një skemë profesionale e përshtatshme për edukimin e auditorëve të performancës.

Përfaqësues të kolegjeve të Universitetit të Kembrixhit, Dr. Steve Evans dhe Dr. Nazia Mintz Habib shfaqën gatishmërinë e tyre që të bashkëpunojnë me institucionet e arsimit të lartë në Kosovë për të propozuar një zgjidhje adekuate dhe të qëndrueshme për zhvillimin profesional të stafit auditues të Zyres Kombëtare të Auditimit.

ZKA ka zhvilluar tashmë takime edhe me partnerë të tjerë potencial për të përkrahur ngritjen e kapaciteteve profesionale të auditorëve të performancës, si Zyren Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar, UNDP, UBT, etj. Ndërkaq aktualisht, Zyra Kombëtare e Auditimit e Suedisë ofron përkrahje profesionale për stafin e ZKA-së të përfshirë në auditime të përformancës.

 

 

Të ngjashme