Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, uroi z. Arben Shehu me rastin e emërimit të tij Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë.
Nëpërmjet një letre urimi, Osmani i ka dëshiruar Shehut sukses në arritjen e synimeve institucionale dhe përmbushjen e misionit kushtetues dhe ligjor në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
“Institucionet tona tashmë kanë ndërtuar një bashkëpunim të fortë dhe ka një traditë të shkëmbimeve profesionale dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Në këtë frymë, dua të ju siguroj për dëshirën dhe gatishmërinë time për të rritur dhe forcuar më tej këtë bashkëpunim, e në veçanti për çështjet me interes të përbashkët dhe paraqitjes aktive të institucioneve tona në ngjarjet dhe aktivitetet e organizuara nga INTOSAI dhe EUROSAI”, thuhet ndër të tjera në letrën e urimit të Auditorit të Përgjithshëm, Besnik Osmani dërguar homologut të tij shqiptar Arben Shehu.
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, përmes një telegrami ka uruar Auditorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gene Dodaro, në 100 Vjetorin e Zyrës ...
Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Bosnje e Hercegovinës, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani i ka dërguar ...
Në përmbyllje të vitit 2020, Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani dhe drejtoresha për Komunikim dhe Zhvillim Profesional, Saranda Husaj Baraliu në mënyre simbolike kanë ndarë Certifikatat ...
Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo ...