Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, përmes një telegrami ka uruar Presidentin e Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, Marian Banaś në 102 vjetorin e themelimit të këtij Institucioni, me ç’rast ju ka dëshiruar suksese në vitet e ardhshme.
Osmani ka veçuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, në veçanti në zbatimin e projektit të binjakëzimit. Këto shkëmbime janë jetike për komunitetin ndërkombëtar të auditimi, thuhet tutje në telegramin e urimit.
Projekti i Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë” i financuar nga Bashkimi Evropian është duke u zbatuar nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë. Projekti shërben për avancimin e metodologjisë së auditimit, rritjen e cilësisë në auditim dhe fuqizimin e ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, përmes zbatimit të rekomandimeve të auditimit nga subjektet e audituara.
Ndërkaq ky është projekti i dytë i financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë. Projekti i zbatuar në vitin 2017/2018 ka pasur për fokus zhvillimin e kapaciteteve profesionale në ZKA për auditimin e Ndërmarrjeve publike.
Me ftesë të Presidentit të Gjykatës Turke të Llogarive dhe EUROSAI-t, Seyit Ahmet BAŞ, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, të mërkurën zhvilloi një vizitë ...
Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës”, sot ka filluar të zbatohet faza e fundit e programit të ...
Zyra Kombëtare e Auditimit, do të testoj shpenzimet, ndikimin dhe reagimin ndaj pandemisë Covid-19, nga perspektiva të ndryshme, si nga aspekti financiar dhe i pajtueshmërisë përmes 116 ...
Me qëllim të përmbushjes së planit vjetor të auditimit 2020/2021, 38 ekipe të auditimit kanë dal në teren për të filluar me ekzekutimin e auditimeve të para, ku parashihet të kryhen 124 ...