Kthehu te lista
02 Shkurt 2021

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës dhe Çekisë mbajnë takim virtual

fotot kryesore komunikata

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani dhe Presidenti i Institucionit Suprem të Auditimit të Çekisë, Milosllav Kala, sot kanë mbajtur takim virtual  për të diskutuar  për zbatimin e Marrëveshjes Bilaterale të Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2019 si dhe për përgatitjet për Kongresin e XI të EUROSAI-t i cili do të mbahet në muajin prill.

Në takim Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani ka falënderuar homologun e tij çek,  për përkrahjen  e vazhdueshme në integrimin e ZKA-së në organizatat ndërkombëtare dhe i ka uruar suksese në kryesimin e EUROSAI-t.

Ndërsa, Presidenti i Institucionit Suprem të Auditimit të Çekisë, Milosllav Kala, ka përgëzuar  z. Osmani për anëtarësimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në  familjen e  Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI). Po ashtu, z. Kala ka shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional përmes zhvillimit të aktiviteteve bilaterale duke ofruar ekspertiza profesionale dhe me rastin e marrjes së kryesimit të EUROSAI-t ka ofruar gatishmëri në përkrahjen dhe avancimin e bashkëpunimit me ZKA-në në forumet e EUROSAI-t.

Me tej diskutimi u përqendruar në shkëmbimin e përvojave për ndikimin e pandemisë në  auditimin publik dhe mundësive të bashkëpunimit me këtë drejtim.

Në takim Auditori i Përgjithshëm i Kosovës u shoqërua nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ilir Salihu  dhe drejtoresha e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendresa Mulaj.

Të ngjashme