Kthehu te lista
12 Nëntor 2020

Auditori i Përgjithshëm dërgon telegram ngushëllimi për vdekjen e homologut të tij nga Afrika e Jugut

Afrika e Jugut

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, i ka shprehur ngushëllime Institucionit Suprem të Auditimit të Afrikës së Jugut me rastin e vdekjes së Auditorit të Përgjithshëm Mr. Kimi Makwetu.

Osmani ka vlerësuar z. Makwetu si Auditor i Përgjithshëm i cili i ka shërbyer vendit të tij me përkushtim dhe integritet.

“Në emër të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe në emrin tim, shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjen dhe kolegët e Auditorit të Përgjithshëm të Afrikës së Jugut Mr. Kimi Makwetu”, thuhet në telegramin e Auditorit të Përgjithshëm.

Të ngjashme