Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, i ka dërguar letër urimi kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 108-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.
“I nderuar z. Shehu në emër të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe në emrin tim, ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit dhe 108-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë. Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, mban merita të larta për kontributin e dhënë në ndërtimin dhe forcimin e vazhdueshëm të shtetit shqiptar. Në veçanti, besoj se nën udhëheqjen tuaj, historia moderne e shtetndërtimit do të shënoj sukses të theksuar të auditimit publik dhe menaxhimit të parasë publike”, thuhet në urimin e Osmanit.
Me këtë rast Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, tha se partneriteti në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit është mbështetur në vlera të larta dhe interesa të përbashkëta profesionale dhe kombëtare.
“Prandaj, dua të konfirmoj miqësinë e qëndrueshme dhe përkushtimin tim personal dhe institucional, në thellimin e mëtutjeshëm të këtyre raporteve”, thuhet ndër të tjera në urimin e Osmanit.
Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës”, sot ka filluar faza e dytë e trajnimit dyjavor të auditorëve ...
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, përmes një telegrami ka uruar Auditorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gene Dodaro, në 100 Vjetorin e Zyrës ...
Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Bosnje e Hercegovinës, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani i ka dërguar ...
Në përmbyllje të vitit 2020, Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani dhe drejtoresha për Komunikim dhe Zhvillim Profesional, Saranda Husaj Baraliu në mënyre simbolike kanë ndarë Certifikatat ...