Kthehu te lista
03 Nëntor 2020

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani i ka dërguar telegram solidariteti presidentes së Gjykatës Austriake të Auditimit Dr Margit Kraker

leter solidariteti

Pas sulmeve të mbrëmshme në Vjenë të Austrisë ku humbën jetën disa persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, i ka dërguar telegram solidariteti presidentes së Gjykatës Austriake të Auditimit, Dr Margit Kraker, përmes të cilit ka dënuar sulmin e shumëfishtë dhe është solidarizuar me popullin e Austrisë në këtë kohë të vështirë.

“Jam i tronditur dhe i trishtuar nga sulmi frikacak i natës së kaluar në Vjenë. Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës dënon ashpër këtë akt brutal dhe solidarizohet me popullin e Austrisë në këtë kohë të vështirë”, thuhet në telegramin e Auditorit të Përgjithshëm.

Të ngjashme