Kthehu te lista
29 Shtator 2020

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani dhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari mbajnë takim përshëndetës

Takimi i AP me AP ++

Me rastin e përfundimit të mandatit të Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari ka pritur në takim përshëndetës Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani.

Me këtë rast Auditori i Përgjithshëm, ka përgëzuar z. Jashari për përmbushjen me sukses të mandatit pesëvjeçar duke avokuar gjithnjë  mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore në shoqërinë tonë.

Osmani në veçanti ka theksuar bashkëpunimin e kultivuar gjatë këtij mandati në mes të dy institucioneve, dhe angazhimin e përbashkët për të adresuar çështje me interes për vendin dhe shoqërinë. Ai ka shprehur përkushtimin që ky nivel i bashkëpunimit institucional të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana tjetër Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, e falënderoi Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani për vizitën si dhe e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit gjatë këtyre pesë viteve sa ka drejtuar Institucionin e Avokatit të Popullit.

Të ngjashme