Kthehu te lista
18 Maj 2020

Auditorët e ZKA-së ndjekin trajnimin “Prokurimi sipas rregullave të Bankës Botërore”

Trajnimi online BB

Dhjetëra auditorë të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) kanë ndjekur trajnimin “online” për prokurim të organizuar nga Banka Botërore në Kosovë.

Trajnimi “Prokurimi sipas rregullave të Bankës Botërore” ka pasur për qëllim dhënien e informacioneve të mjaftueshme dhe të qarta sa i përket rregullave dhe mënyrës se si duhet të auditohen projektet e Bankës Botërore.

Në kuadër të këtij trajnimi katër ditor (4-7 maj) janë diskutuar tema të ndryshme si: “Parimet dhe metodat e prokurimit”; “Roli i Bankës dhe Huamarrësit”; “Prokurimi i punëve dhe mallrave, duke filluar nga dokumentet e ofertave, raportet e vlerësimit të ofertave dhe raste studimore si dhe përzgjedhja e këshilltarit/eksperti”; si dhe “Seksione për buxhetin”.

Pas vlerësimit që u është bërë auditorëve pjesëmarrës dhe pas përfundimit të këtij trajnimi, Banka Botërore ka shprehur gatishmëri që t’i trajnojë edhe disa auditorë të Zyrës Kombëtare të Auditimit për trajner, me qëllim që në të ardhmen trajnimet e tilla të kryhen nga auditorët e ZKA-së.

Sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit, Zyra Kombëtare e Auditimit do të auditojë shtatë projekte të financuara nga Banka Botërore (BB).

 

 

Të ngjashme