Kthehu te lista
09 Nëntor 2018

Auditorët e jashtëm të Shqipërisë shkëmbejnë përvojat me auditorët e Kosovës

Vizita e KLSH

Në datat 8 dhe 9 nëntor 2018, një grup auditorësh nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë zhvilluan vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit.

Kjo vizitë ishte paraparë me programin e aktiviteteve të përbashkëta mbi bazën e Marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit. Gjatë dy ditëve janë zhvilluar punime me karakter të analizimit të zbatimit të standardeve të auditimit publik dhe praktikave të mira evropiane në nivel teknik dhe praktik, nga të dyja institucionet. Po ashtu janë shkëmbyer përvojat në lidhje me procesin e planifikimit strategjik si dhe për qasjen dhe sfidat në procesin e auditimit të ndërmarrjeve publike.

 

Të ngjashme