Kthehu te lista
03 Qershor 2020

Auditimi i Trustit Pensional nga Zyra Kombëtare e Auditimit vlerësohet i rëndësishëm

Lajmi takimi i AP me bordin e TRUST-it

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani dhe përfaqësuesit e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës e vlerësojnë të rëndësishëm Auditimin e Trustit Pensional në të ardhmen nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

Ky konstatim u bë në takimin e përbashkët të Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Besnik Osmani dhe Kryesuesit të Bordit Drejtues, Ruzhdi Morina në të cilin morën pjesë edhe Anëtari i Bordit Drejtues, Ymer Ymeri dhe Drejtori Menaxhues, Adrian Zalli.

Me këtë rast Osmani i njoftoj mysafirët me punën audituese që është duke e kryer Zyra Kombëtare e Auditimit dhe u bisedua edhe për mundësitë për auditimin e TRUST-it  nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

Në këtë takim u vlerësua lartë gatishmëria e drejtuesve të TRUST-it të cilët kanë shprehur kërkesën e përfshirjes së ZKA-së në auditimin e Pasqyrave Financiare si dhe u bisedua për modalitetet administrative dhe aspektet ligjore të zbatimit të auditimit.

Të pranishmit konstatuan se zbatimi i projektit të auditimit është në interes të drejtuesve të TRUST-it, Kuvendit, qytetarëve dhe se ZKA-ja ka kapacitete të mjaftueshme profesionale për zbatimin e tij.

Në takimin me përfaqësuesit  e Bordit të TRUST-it, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani u shoqërua nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm Ilir Salihu, Ndihmës Auditori i Përgjithshëm Vlora Spanca dhe Drejtori i Departamentit Ligjor në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Safet Berisha.

 

Të ngjashme