Kthehu te lista
25 Qershor 2020

16 vite punë me përkushtim dhe profesionalizëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit

Enver Ramadani

Kolegu dhe miku ynë Enver Ramadani, sot shënon me sukses dhe shëndet të plotë mbylljen e karrierës profesionale si “Auditor Senior” që është shkalla më e lartë e funksionit auditues.

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani dhe kolegët nga Zyra Kombëtare e Auditimit shprehin respekt të veçantë për kontributin dhe bashkëpunimin e tij gjatë kohës sa kemi punuar bashkë.

Enver Ramadani ka filluar punën në Zyrën Kombëtare të Auditimit në shtator të viti 2004. Për 16 vite me radhë ka punuar me përkushtim dhe profesionalizëm duke dhënë kontribut të çmuar për institucionin dhe auditimin publik në përgjithësi. Gjatë karrierës së tij si auditor,  Ramadani ka udhëhequr auditime të rëndësishme që në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë ndikuar në rritjen e cilësisë dhe përmirësimin e proceseve, qoftë në institucion por edhe në administratën publike në përgjithësi.

Përvoja dhe këshillat e tij profesionale do t’u shërbejnë kolegëve edhe për një kohë të gjatë.

Të ngjashme