Zyra Kombëtare e Auditimit këtë javë shënon 15-të Vjetorin e themelimit si Institucion Suprem i Auditimit në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast do të zhvillohen këto aktivitete:
1 tetor 2018 | Takim me Driton Selmanaj, Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Kuvendi i Kosovës
Dorëzimi i Planit Vjetor të Auditimit për sezonin e auditimit 2018/19 dhe Planit Strategjik të ZKA-së 2018 – 202. Kuvendi i Kosovës, ora 13:00 |
1 – 3 tetor 2018 | Trajnimi i Auditimit të Performancës, organizim i përbashkët i ZKA, USAID dhe Qendrës së Ekselencës për Auditim të Institucionit Suprem të Auditimit të SHBA-ve
Trajnimi mbahet në Hotel Sirius dhe fillon nga ora 11:00 Ndarja e Certifikateve, bëhet nga Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani dhe Christina Davis, Zëvendës Drejtore e Misionit të USAID në Kosovë me datë 3 tetor 2018, ora 16:00, Hotel Sirius, salla Andromeda, kati II, (e hapur për media) (agjenda) |
2 tetor 2018 | Sindikata e punëtorëve të ZKA, organizon aktivitetin për dhurimin e gjakut
Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 09:00 Auditori i Përgjithshëm, z. Osmani, pret në takim gjeneratën e parë të të punësuarve në ZKA Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 13:30 Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, pret në takim grupin e punonjësve që për 10 vite kanë dhënë kontributin e tyre në ZKA Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 14:00 |
3 tetor 2018 | Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, pret në takim Auditoren e Përgjithshme të Suedisë, znj. Helena Lindberg
Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 14:00 Takimi i komitetit drejtues për zbatimin e Projektit tre vjeçar të Zyrës kombëtare të Auditimit me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë. Pritja e mirëseardhjes për delegacionet e Institucioneve Supreme të Auditimit Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 19:00, hyrja për deputetë (e hapur për media) |
4 tetor 2018 | Konferenca Tematike “ Roli dhe ndikimi i Institucioneve Supreme të Auditimit në rikthimin e besimit të publikut në sektorin publik”
Hotel Emerald, salla Betoven, ora 09:00 – 13:30 (e hapur për media) Vizitë në qytetin antik të Ulpianës Nisja nga Hotel Emerald, ora 16:30 (e hapur për media) Darka Gala – Shënimi i 15-të Vjetorit të ZKA Hotel Emerald, salla Betoven, ora 20:00 – 22:00 ( e hapur për media) |
5 tetor 2018 | Prezantimi i raportit të performancës “Programet e veçanta të banimit”
Amfitetatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 13:30 (e hapur për media) |
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, është i nderuar që me këtë rast të pres përfaqësues të lartë të Institucioneve Supreme të Auditimit nga: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjykata Evropiane e Auditorëve, Shqipëria, Suedia, Turqia, Arabia, Saudite, Uellsi, Çekia, Polonia, Finlanda, Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia dhe SIGMA dhe zyrtarë të lartë të Institucioneve vendore, personalitete të rëndësishme nga arti dhe kultura dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë.
Zyra e Auditorit tё Përgjithshëm (tani Zyra Kombëtare e Auditimit), si Institucion Suprem i Auditimit në Kosovë është themeluar nga Administrata e Kombeve tё Bashkuara, në vitin 2002, ndërsa Auditorja e parë e Përgjithshme e Kosovës, znj. Inga Brit Ahlenius, është emëruar në vitin 2003 kur edhe është funksionalizuar institucioni.
Auditor i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës është z. Besnik Osmani, i emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në mars të vitit 2016, për një mandat pesë vjeçar.
Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës (ZKA) përmbush mandatin dhe obligimin e vet kushtetues dhe ligjor dhe çdo vit harton dhe dorëzon në Kuvend dhe tek subjektet e audituara, mbi 100 raporte të auditimit të rregullsisë dhe të performancës; mbi 1000 rekomandime të auditimit, përkrahje profesionale dhe këshillim për të gjitha subjektet e audituara për zbatimin e rekomandimeve; të gjitha raportet e auditimit bëhen publike.
Aktualisht, ZKA ka të punësuar 160 punonjës, 130 prej të cilëve janë personel auditues.
Për çdo informatë shtesë ju mund të na kontaktoni në:
email: qendresa.mulaj@oagks.org
tel. 038 606004 ext 1011
Auditimi i performances në sektorin publik është një faktor i rëndësishëm për të bërë ndryshimin në jetën e qytetarëve. Ky lloj auditimi i mban të fokusuar zyrtarët përgjegjës në ...
Sot, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Besnik Osmani dhe Zëvendësi i Revizorit Kryesor Shtetërorë të Republikës së ...
Të nderuara media, Ju ftojmë të ndiqni nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Shtetërore të ...
Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë përkrah Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve të lidershipit Në datat 28-30 Janar 2019, udhëheqësit e ekipeve të ...