Kthehu te lista
02 Tetor 2018

15 auditorë dhurojnë gjak në 15-të vjetorin e themelimit të ZKA

DhurimiGjakut

Sot, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Auditori i Përgjithshëm së bashku me personelin e Zyrës, dhuruan gjak në mënyrë vullnetare. Ky organizim është bërë me iniciativën e grupit të punonjësve të ZKA-së dhurues të rregullt vullnetar dhe me mbështetjen e Sindikatës së ZKA-së.

Aksioni për dhurimin e gjakut tashmë është bërë traditë dhe ky është viti i pestë me radhë që ky institucion organizon këtë aktivitet. Si edhe vitet e mëparshme, numri i dhuruesve ishte 15 për të shënuar simbolikisht 15 vjetorin e institucionit.

Të ngjashme